Haradinaj: Zgjidhja më e mirë, pranimi i kërkesës amerikane në kohë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.
“Të dashur qytetarë, zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë. Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer”, shkroi ai.
Haradinaj shtoi se pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit “situata është keq dhe drejt eskalimit”.
Kujtojmë që dje në Bruksel nuk ka pasur marrëveshje mes Kurtit e Vuçiqit për targat.
Pas dështimit të takimit, Amerika ka kërkuar nga Kurti që të ketë shtyrje të fazës së dytë të vendimit për targat, kërkesë të cilën kryeministri e pranoi.