Qeveria miraton Projektligjin për pagat dhe atë për zyrtarët publikë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të 109-të, ka miratuar Projektligjin për pagat dhe atë për zyrtarët publikë.

Në programin legjislativ të Qeverisë ishte paraparë që Projektligji i pagave të trajtohet në muajin mars 2022.

Ky Projektligji, më 15 shtator, kishte dalë në konsultim publik, ku të gjitha palët kishin pasur mundësinë që të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor.

Ligji, i cili ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, pritej të rregullonte pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit.

Pra, ligji rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind e tyre mbetën jashtë. Por, punëtorë në sektorë të ndryshëm publikë kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në ligj.