Arrestohen tre prizrenas për fajde dhe detyrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme në Prizren janë arrestuar tre persona për fajde, detyrim dhe kanosje.

“Më 22.11.2022 lidhur me veprat e cekura penale janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj, kosovarë. Gjatë bastisjes në banesën dhe veturën e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: një dokument - marrëveshje për shitblerje të veturës, një kontratë për shitblerje të veturës, dy fletëdëshmi për tërheqje parash nga dy institucione mikrofinanciare, një dëftesë e zyrës këmbimore etj.”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Zëri