Nënkryetari i Listës Serbe thotë se tensionet në veri janë të larta, akuzon Kurtin
Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe, ka thënë se tensionet në veriun e Kosovës janë të larta dhe se, sipas tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti “po i injoron paralajmërimet”.
Sipas tij, serbët në Kosovë përpiqen për një jetë normale, por thotë se tensionet janë të pranishme në jetën e tyre dhe kjo po ndikon në procesin shoqëror.
“Tensionet në Kosovë janë të larta, por nuk janë rezultat i ndonjë aktiviteti serb, por i shkaktuar nga plani i Kurtit, i cili shpërfill thirrjet e vendeve më të fuqishme të botës”, ka thënë ai, ka raportuar Tanjug, transmeton Express.
Ai po ashtu ka propaganduar duke thënë se “Kurti ka për qëllim dëbimin e serbëve”.
Po ashtu, pa dhënë asnjë provë ka thënë se Policia e Kosovë “po e ngacmon vazhdimisht” popullin serb në Kosovë.