Ngacmohet seksualisht një femër në Prishtinë, i dyshuari lihet i lirë

Mëngjesin e së martës një femër ka raportuar në Stacionin Policor se është ngacmuar seksualisht nga një person.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari për ngacmimin seksual të kësaj femre tashmë është arrestuar, shkruan “Zeri.info”.

Po ashtu, bëhet e ditur se viktima është intervistuar në prani të mbrojtësit të viktimave, përderisa me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë ngacmim seksual është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri