RTK: Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen të mërkurën në Bruksel

Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do qëndrojnë të mërkurën në Bruksel për një takim me të dërguarin e veçantë për dialog Mirosav Lajçak, merret vesh nga burimet mirë të informuara në BE.

Sipas këtyre burimeve, pjesëmarrjen tashmë e kanë konfirmar si kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi ashtu edhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.

Mbetet e paqartë nëse ata do takohen ndaras me Lajçakun apo do vie edhe deri te takimi i përbashkët, raporton RTK.

Deri te kjo vizitë e kryenegociatorëve vjen vetëm dy ditë pas dështimit të raundit në nivelin më të lartë politik që u mbajt në kryeqendrën evropiane.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk arritën pajtim të hënën për tejkalimin e krizës aktuale në mes të dy vendeve të krijuar si pasojë e vendimit të qeverisë në Prishtinë që të impeemntojë marrëveshjen mbi lëvizjen e lirë që nënkupton rirexhistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe, gjë që refuzohet nga Beogradi zyrtar.

Përgjegjësinë për mos sukes të takimit të liderëve, nikoqiri i takimit Josep Borell, e hodhi tek pala kosovare.