Pas humbjes turpëruese nga Arabia Saudite, Di Maria: Ky është futbolli, duhet të shohim përpara siç ka bërë gjithmonë kjo skuadër

Sulmuesi i kombëtares së Argjentinës, Angel di Maria ka reaguar pas humbjes turpëruese nga Arabia Saudite në kuadër të Botërorit 2022.

Argjentina u mposht me rezultat 1-2 ndaj kombëtarja arabe, edhe pse ajo argjentinase ishte në epërsi që nga minutat e pare të ndeshjes.

Di Maria përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Facebook” tha se nuk ia nisën ashtu siç dëshiruan, por u shpreh se duhet të shikojnë tani përpara siç ka bërë gjithmonë skuadra.

“Nuk e nisëm ashtu siç donim. Por ky është futbolli. Duhet të shohim përpara siç ka bërë gjithmonë kjo skuadër. LE TË SHKOJMË ME TË GJITHA QË KA MBETUR ENDE SHUMË”, ka shkruar sulmuesi i Juventusit.

Argjentina ka 0 pikë në vendin e fundit në tabelën e grupit C, kurse Arabia Saudite është lidere me tri sosh.

Ndeshjen e radhës, Argjentina e zhvillon ndaj Meksikës me 26 nëntor me fillim nga ora 20:00. /Zeri.info