Arrestohet 20-vjeçari që shkaktoi aksidentin në Klinë ku vdiq kadeti i policisë
Policia në Pejë ka njoftuar se është arrestuar personi A.D, 20-vjeçar i cili dyshohet se u përfshi në aksidentin ku vdiq kadeti i policisë F.SH.
Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se të hënën rreth orës 06:50, është informuar për një vetaksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jashanicë-Klinë, raporton Zeri.ifo.
“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën
Skenderaj-Klinë, i njëjti godet veturën e viktimës duke i shkaktuar lëndime të rënda
trupore dhe si pasoj e lëndimeve viktima pasi dërgohet ne QKMF-Klinë, nga ekipi
mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”,thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, pas një pune intensive të të gjitha.
“Njësiteve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, sot me datë 22.11.2022, është
arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: A.D. lindur me 2002”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me
urdhër Prokurorit dërgohet në mbajtje për 48-orë. /Zëri