Policia publikon listën e të përzgjedhurve për intervistë në konkursin për shoferë

Policia e Kosovës, përmes faqes së saj në Facebook, ka publikuar listën e kandidatëve që janë përzgjedhur në listën e ngushtë për intervistë në konkursin për vozitës.

Policia po ashtu ka publikuar edhe listën e aplikantëve që janë diskualifikuar nga ky konkurs.

Në listën më poshtë shihet se 34 persona janë kualifikuar, ndërsa 22 prej tyre jo.

Personat, të cilëve u është refuzuar aplikacioni, kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi, thotë Policia.

“Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit të Ankesave në Drejtorinë e Personelit në afatin prej (10) ditëve nga data e publikimit të rezultateve”. thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri