Kurti: SHBA-ja e përkushtuar të gjejë zgjidhje, është në kontakt me Brukselin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të martën se që pas përfundimit të takimit tetëorësh në Bruksel, nuk ka pasur më asnjë komunikim me përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Në një deklarim për media, Kurti insistoi se ky i fundit ka braktisur propozimin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

I pyetur se a janë duke u përfshirë në mënyrë direkte Shtetet e Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut për të gjetur një zgjidhje, kreu i ekzekutivit u shpreh se po bën përpjekje maksimale dhe se janë në kontakt me Brukselin.

“SHBA-ja dhe sidomos ambasadori Hovenier janë shumë të përkushtuar dhe të angazhuar në dialog. Roli i ambasadorit është gjithmonë konstruktiv, pozitiv, kreativ. Ai po bën përpjekjet maksimale, pra SHBA-ja dhe sidomos ambasadori janë në kontakt me Brukselin”.

“Prej kur përfundoi takimi në Bruksel unë nuk kam komunikuar më me Borrellin, i cili e braktisi Propozimin franko-gjerman dhe të BE-së, duke thënë së duhet të kemi një dakordim për targat”, tha Kurti.