Befasia e parë në Botëror, Argjentina mposhtet nga Arabia Saudite

Argjentina e ka nisur shumë keq kampionatin botëror “Katar 2022”, duke humbur nga Arabia Saudite dhe ky është një sinjal shumë i keq për Argjentinën e Lionel Messit.

Sauditët triumfuan me përmbysje me rezultat 2:1, në një sfidë e cila u duk se do të jetë shumë e lehtë për Argjentinën.

Messi shënoi gol pas vetëm tetë minutave lojë nga penalltia, por në pjesën e dytë arabët shënuan dy gola, për të arritur triumfin e madh.

Në grup me Argjentinën janë edhe Polonia e Meksikoja, kështu që kjo humbje nga autsajderi ka sjellë telashe shumë të mëdha për argjentinasit në vazhdim.