Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara brenda ditës në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Bëhet e ditur se viktima të dhunës në familje kanë qenë kryesisht femra dhe një mashkull, transmeton Zeri.info.

Në Prishtinë janë raportuar dy raste, po ashtu edhe në Fushë-Kosovë, kurse me nga një rast në Ferizaj, Podujevë dhe Skenderaj.

Më poshtë gjeni raportet e plota të dhunës në familje:

Fushë-Kosovë, 20.11.2022 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë-Kosovë, 21.11.2022 – 03:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, e cila ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Podujevë, 21.11.2022 - 15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj, i dyshuari mashkull kosovar me probleme të shëndetit mendor, e ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në QKUK në Repartin e Psikiatrisë.

Prishtinë, 20.11.2022 - 18:00. Më 21.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht me thikë vëllain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 21.11.2022 - 19:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje në familje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër, kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 20.11.2022 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër, kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

21.11.2022-17:07. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull, kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Zëri