Dhunohet një 12-vjeçare në Ferizaj
Një 12-vjeçare nga Ferizaj është dhunuar.
Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se ka qenë nëna e saj e cila e ka raportuar rastin në stacion, pasi sipas saj vajza kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj, shkruan “Zeri.info”.
Kanë qenë njësitet policore ato që kanë arritur ta gjejnë të miturën dhe kanë arritur ta kapin të dyshuarin, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
DHUNIM
Ferizaj, 21.11.2022 – 01:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri