Senatorët amerikanë: Mosarritja e marrëveshjes për targat vë në rrezik paqen në Kosovë

Takimi trepalësh sot në Bruksel nuk dha ndonjë rezultat, senatorja amerikane Jeanne Shaheen është shprehur e zhgënjyer që të dy palët nuk arritën ndonjë marrëveshje për targat.

Shaheeni ka thënë se kjo vë në rrezik paqen që u fitua me shumë mund, raporton Zeri.info.

Ajo ka postuar një deklaratë të cilën ka thënë se është e saj dhe tre senatorëve tjerë, Chris van Hollen, Thom Tillis, dhe Ron Johnson.

“Ne jemi të zhgënjyer me mungesën e përparimit në gjetjen e një rruge diplomatike para mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur çështjen e targave në entitetet serbe në Kosovë. Ne jemi të shqetësuar për rrezikun e dhunës dhe jostabilitetit në rajon, që vë në rrezik paqen e fituar me aq vështirësi. Ne përkrahim angazhimin e BE-së për të arritur një zgjidhje paqësore të kësaj çështje, dhe inkurajojmë kryeministrin Albin Kurti të shtjerë gjitha mjetet diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore me presidentin Vuçiq në këtë çështje. Po ashtu shprehim vlerësimin për trupat tanë të KFOR-it që luajnë rol vendimtar në mbajtjen e paqes në rajon”, thuhet në reagimin e senatorëve amerikanë. /Zëri