Sveçla: Policia e Kosovës, e gatshme të ofrojë siguri për qytetarët e vendit

Pas takimit të sotëm trepalësh në Bruksel është tensionuar situate në veri, duke marrë parasysh se Polcia e Kosovës konfirmoi se do të fillojë gjobitja e personave që kanë targat ilegale në veturat e tyre.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos bien pre e dezinformatave dhe propagandave nga Serbia, raporton Zeri.info.

Ai ka theksuar se Polcia e Kosovës është e gatshme dhe e përkushtuar që të ofrojë siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët e vendit.

“Ligjshmëria, respektimi dhe zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë rruga e duhur dhe e vetme në mbrojtjen e frymës dhe vet institucioneve, sundimin e rendit e të ligjit dhe garantimin e sigurisë publike.Ju lus të gjithëve për bashkëpunim me përfaqësuesit e shtetit, zyrtarët policorë, solidarizim ndërshoqëror dhe ndërveprim me të gjitha institucionet e vendit tonë të cilët po kujdesen për zbatim të vendimeve tona të drejta”, shkroi ai. /Zëri