Reagon LDK-ja: Qeveria u soll keq sot, s’duhet që Serbia të duket mirë dhe të fajësohet Kosova

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pasi sot në Bruksel nuk është arritur një zgjidhje për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

LDK-ja thotë se stabiliteti dhe siguria janë thelbësore për të arritur progres dhe për të ushtruar sovranitetin në të gjithë vendin, shkruan “Zeri.info”.

Sipas LDK-së, shtrirja e ligjshmërisë në gjithë territorin është e drejtë e pamohueshme e Kosovës, por që Qeveria nuk duhet të sillet siç u soll sot, kështu duke e bërë që Serbia të duket mirë e Kosova të fajësohet.

“Shtrirja e ligjshmërisë në gjithë territorin është e drejtë e pamohueshme e Kosovës. Suksesin e garanton koordimi me aleatët tanë, SHBA dhe BE. Qeveria e Kosovës në asnjë rast nuk duhet të sillet në atë mënyrë që Serbia të duket mirë dhe të fajësohet Kosova, siç ndodhi sot. Kosovës i duhen aleatët e saj, përkrahës historik të popullit të Kosovës. Kush i dëmton raportet me aleatët, rrezikon ta lë vendin tonë pa përkrahje. Kosova ka arritur deri këtu bashkë me aleatët dhe kështu duhet të vazhdojë edhe më tutje”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e LDK-së.

Reagimi i plotë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pa ndërhyrje:

Lidhja Demokratike e Kosovës po ndjek me shumë kujdes situatën e krijuar pas dështimit të sotëm, në Bruksel, të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së.

LDK-ja vlerëson se stabiliteti dhe siguria janë kushte thelbësore për të arritur progres, si dhe për të ushtruar sovranitetin në gjithë territorin e saj.

Shtrirja e ligjshmërisë në gjithë territorin është e drejtë e pamohueshme e Kosovës. Suksesin e garanton koordimi me aleatët tanë, SHBA dhe BE.

Qeveria e Kosovës në asnjë rast nuk duhet të sillet në atë mënyrë që Serbia të duket mirë dhe të fajësohet Kosova, siç ndodhi sot.

Kosovës i duhen aleatët e saj, përkrahës historik të popullit të Kosovës. Kush i dëmton raportet me aleatët, rrezikon ta lë vendin tonë pa përkrahje. Kosova ka arritur deri këtu bashkë me aleatët dhe kështu duhet të vazhdojë edhe më tutje.