Szunyog: Duhet të sigurohemi që në Ballkanin Perëndimor të mos ketë më kurrë konflikt

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se derisa Bashkimi Evropian mbështetë luftën e Ukrainës kundër Rusisë, në Kosovë duhet ruajtur paqja që të shmanget një tjetër konflikt në Ballkanin Perëndimor.

“Ndërsa BE-ja vazhdon të mbështesë Ukrainën në këto kohë të vështira me ndihmë të paprecedentë financiare, humanitare dhe ushtarake, këtu në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor ne duhet të ruajmë paqen dhe të sigurojmë që konflikti të mos kthehet kurrë në këtë pjesë të Evropës”, ka shkruar ai në Twitter.