Çitaku: Si kaluam nga diskutimi për normalizim marrdhëniesh në grindje të vogla për targa
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se është befasuese se si dialogu ka kaluar nga bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve në siç i quajti ajo “grindje të vogla”.
Çitaku ka thënë se sovraniteti është i rëndësishëm, por me rëndësi janë edhe aleanca me SHBA-në dhe BE-në.
“Si kaluam nga diskutimi për normalizimin dhe njohjen reciproke në grindje e vogla për targat? Sovraniteti është i rëndësishëm, por edhe aleancat me SHBA-në dhe BE-në”, shkroi ajo në Twitter. /Zëri