Stoltenbergu për targat: Jemi të zhgënjyer, NATO-ja mbetet vigjilente

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi nuk u arrit ndonjë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Stoltenbergu ka thënë se ka folur me shefin e BE-së, Josep Borrell për këtë çështje, teksa u shpreh se është i zhgënjyer që nuk ka marrëveshje për targat, raporton Zeri.info.

Ai ka thënë se përshkallëzimi duhet të shmanget, teksa u zotua se NATO-ja mbetet vigjilente.