Raportimet se Sveçla ndodhet në Mitrovicë, Vela: Mos bini pre e propagandës serbe

Shefi i kabinetit të presidentes, Blerim Vela ka reaguar pas raportimeve të mediave serbe se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveça ndodhet në Kampin e Njësisë Speciale “Belverde” në Mitrovicë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e propagandes serbe, raporton Zeri.info.

Vela ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të ofrojnë një mjedis të sigurt dhe të qetë.

Shefi i kabinetit të Osmanit ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca si dhe me ministrin Xhelal Sveçla. /Zëri