Holanda e mposht me vështirësi Senegalin

Kombëtarja e Holandës e ka fituar 2:0 ndeshjen e parë të Grupit A në Kupën e Botës kundër Senegalit.

Ndeshja e zhvilluar në “Al Thumama Stadium” në Doha u vendos nga një gol në minutat e fundit të ndeshjes, por ajo u karakterizua me shumë raste shënimi nga dyja reprezentacionet.

Golin e parë për “Tulipanët” e realizoi Gakpo në minutën e 85-të, falë asistimit edhe nga De Jong. Për golin e dytë dhe të fundit në këtë duel u përkujdes Klaassen në minutën e shtatë shtesë.

Kombëtarja afrikane kishte 13 tentime dhe katër goditje në portën e ish-finalistëve të Kupës së Botës në vitin 2010.

Holanda ka tri pikë në pozitën e dytë. I pari është Ekuadori që fitoi 0:2 ndaj Katarit.

Kujtojmë se Holanda në Kupën e fundit të Botës nuk kishte arritur të kualifikohet.