Von Cramon: Mosarritja e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë rrezikon integrimin e serbëve në veri

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se i vjen keq që Kosova e Serbia nuk arritën një marrëveshje sot.

Ajo ndër të tjera ka thënë se me këtë qasje shumë gjëra jënë në rrezik, duke përmendur integrimin e qytetarëve serb të Mitrovicës së Veriut, raporton Zeri.info.

Von Cramon ndër të tjera ka thënë se gjëja e fundit që duhet të ndodhë është përshkallëzimi në eurozonë, pasi ndodhemi në kohë lufte.

“Më vjen thellësisht keq që sot nuk ishte interest të vërtetë për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nën nërmjetësimin e BE-së.Shumë gjëra janë në rrezik, duke përfshirë integrimin e arritur tashmë në Mitrovicën e Veriut.Në kohët e luftës, gjëja e fundit që na duhet është një përshkallëzim në territorin tonë të brendshëm”, shkroi ajo në Twitter. /Zëri