Profesori universitar: BE-ja vetëm që ta largojë Serbinë nga Rusia sakrifikon Kosovën

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Latifi e ka quajtur “lojë e ndryrë” kërkesën e Bashkimit Evropian që u shpalos në takimin e sotëm në Bruksel.

Latifi ka thënë se BE-ja me këtë kërkesë ka dhënë mesazh se Kosova nuk është “shtet përnjëmend” dhe se përkrah Serbinë, raporton Zeri.info.

Ai ndër të tjera ka thënë se mesazhi tjetër është që BE-ja është e interesuar ta largojë Serbinë nga Rusia dhe është në gjendje ta sakrifikojë Kosovën.

“Dhe nëse 3500 paramilitarët serbë të stacionuar në veri nisin kundërvënien e armatosur ndaj forcave kosovare të rendit, fajtor do të mbahet Kosova”, shkroi ai.

Profesori Latifi ndër të tjera ka thënë se gabimi i Kurtit është që u ka besuar evropianëve dhe ka shpërfillur këshillat e amerikanëve.

“Në fakt me këtë ai ka rënë në kurthin e të evropianëve, të cilët e kanë shfrytëzuar çarjen e Kurtit me amerikanët për ta poshtëruar edhe njëherë shtetin e Kosovës”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri