Haxhiu takohet me kongresistin amerikan, flasin për reformat në drejtësi

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres është duke qëndruar për vizitë disaditore në Kosovë, ku është takuar edhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Bëhet e ditur se në këtë takim janë trajtuar temat që kanë të bëjnë me reformat në drejtësi, adresimin e krimeve të luftës, dhuna në familje, raporton Zeri.info.

Ministrja Haxhiu falënderoi Torresin për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i tij i ofron Kosovës.

“Nga të dy palët pati pajtueshmëri që bashkëpunimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, respektivisht të Ministrisë së Drejtësisë me akterë nga institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të thellohet edhe më tej”, thuhet në njoftim. /Zëri