Ambasadori i Kosovës në Bruksel jep detaje pse u refuzua propozimi i Borrellit për targat

Sot u mbajt takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell.

Por, në këtë takim nuk u arrit ndonjë marrëveshje, kurse për këtë ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka dhënë më shumë detaje, shkruan Zeri.info.

Ai ka thënë se Kosova ka propozuar që të pezullojnë fazat e mëtutjeshme për targat në këmbim që Serbia të ndalojë së lëshuari targat ilegale.

Sipas Bajramit përveç kësaj, kërkohej nga Serbia që të fillojë procesin e bisedimeve të bazuar në planin “franko-gjerman”.

“Në takimin urgjent të ftuar nga Josep Borrell, Kosova propozoi që të pezullojë fazat e mëtutjeshme për targat, në këmbim që Serbia të ndalojë së lëshuari targa ilegale dhe të fillojë procesin e bisedimeve të bazuar mbi propozimin e mbështetur nga Gjermania e Franca, çuditërisht kjo u refuzua”, shkroi ai në Twitter. /Zëri