Kush është Qerim Qerimi, rektori i ri i UP-së?

Sot, Qerim Qerimi kandidati nga Fakulteti Juridik u zgjodh rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Qerimi në këtë fakultet ligjëron disa lënë siç janë “ E drejta ndërkombëtare publike”, “E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe organizata ndërkombëtare”, shkruan Zeri.info.

Përveç kësaj ai është një profesor visitor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Antwerpit në Belgjikë, ku ligjëron lëndën “Zbatimi i Ligjit Ndërkombëtar”.

Në UP, Qerimi ka shërbyer si zv.dekan për çështje akademike të Fakultetit Juridik dhe si ushtrues detyre i prorektorit të këtij universiteti.

Ai ka qenë anëtar i ekipit ligjor të Kosovës në procedurat këshillimore të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin e Përputhshmërisë me të Drejtën Ndërkombëtare të shpalljes të pavarësisë në lidhje me Kosovën, dhe gjithashtu ka shërbyer si ekspert më parë në arbitrazhin ICSID të Bankës Botërore. /Zëri

Qerimi ka edhe disa publikime shkencore, listën e së cilave mund ta gjeni KËTU:

https://www.venice.coe.int/WebForms/pages/?p=cv_4329