“Po krijohen tensione”, Hoti reagon pasi Kurti refuzoi propozimin e BE-së për targat

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas dështimit për të arritur një marrëveshje për targat në Bruksel. Ai e ka cilësuar të pavend qasjen e Qeverisë së Kosovës në dialog.

Hoti, përmes një reagimi në Facebook, është shprehur se qeveria është dashur të dëgjojë këshillat e amerikanëve, e jo të negociojë për probleme të Kosovës në Bruksel.

“Në vend që të dëgjohen këshillat e amerikanëve lidhur me vendimin për targat, negociohet me Serbinë në Bruksel!!! Në vend që t’iu lihet kjo punë në dorë amerikanëve dhe të ndiqen këshillat e tyre për të përmbyllur dialogun, krijohen tensione në teren pavarësisht se Kosova është në të drejtën e saj për të zbatuar ligjshmërinë”, tha Hoti.