Arrin në 162 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi

Numri i viktimave nga tërmeti 5.6 ballësh në Indonezi ka arritur në 162 sipas medieve lokale.

Raportohet se ka qindra të lënduar, kurse rreth 13 mijë persona janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre, shkruan Sky Neës, transmeton Zeri.info.

Herman Suherman, një zyrtar i këtij shteti i ka thënë një televizioni lokal se përpjekjet për evakuim po pengoheshin nga rrëshqitjet e dheut në disa zona.

Shumë persona u lënduan pas shembjes së ndërtesave, kurse sipas raportimeve ka ende persona që kanë mbetur nën rrënoja.

Njëzet e pesë persona u gjetën nën rrënoja, kurse kërkimet do të vazhdojnë edhe gjatë natës.

Energjia elektrike në këtë zonë është ndërprerë, duke vështirësuar edhe komunikimin. /Zëri