Anglia e nis me fitore të thellë Botërorin, mposhtin Iranin
Ka përfunduar ndeshja në mes Anglisë – Iranit.
Kombëtarja angleze ka fituar me rezultat të thellë 6:2 ndaj Iranit.
Qysh në fillim të takimit Anglia ishin skuadër kërkuese, madje duke goditur edhe shtyllën.
Në këtë takim shkëlqyen yjet si Jude Bellingham, Bukayo Saka, e Marcus Rashford.
Serinë e golave e hapën në minutën e 35`, kur Jude Bellingham i dha epërsinë anglezëve.
Më pas për dyfishim të rezultatit u përkujdes Bukayo Saka, në minutën e 44`.
Kurse më pas Anglia krijoi një aksion fenomenal, që në gol e konkretizoi Raheem Sterling.
Në anën tjetër Irani nuk ishin aspak të rrezikshëm për portën e anglezëve.
Edhe në 45 minutat e dytë të përzgjedhurit e Gareth Southgate ishin të pandalshëm.
Ata realizuan sërish, në minutën e 62` ishte Saka që shënoi golin e dytë personal, ndërsa të katërtin për kombëtaren.
Irani më pas arritën të shënojnë në goditjen e parë drejt portës, me Taremi në minutën e 65`.
Mirëpo Anglia nuk u ndalë me aq, pasi shënoi edhe golin e pestë.
Në minutën e 71` ishte Marcus Rashford që u fut në listën e golashënuesve të sotëm.
Për rezultatin 6:1 u përkujdes Jack Grealish, që realizoi në minutat e fundit të kohës shtesë.
Në fund të ndeshjes Irani gjetën edhe golin e dytë, pasi shënuan sërish me Taremi nga penalltia.
Kështu Anglia e nisë me fitore rrugëtimin në Kampionatin Botëror.