Aktakuzë ndaj shtatë personave për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se është ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave lidhur me rastin e quajtur “Mulliri”

Të dyshuarit janë F.U, A.R., F.M., E.M, A.M, E.D. dhe M.V, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Sipas Prokurorisë ekzistojnë fakte që dëshmojnë se të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar dhe secili ka pasur rolin e tij me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme.

Të pandehurit janë arrestuar në vendin e ngjarjes ku kultivonin bimët narkotike. /Zëri