Konjufca nënshkruan marrëveshje me “Vatrën”, Berisha thirrje për përqendrim në njohje reciproke me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim organizatën “Vatra”, me ç’rast së bashku nënshkruan memorandum mirëkuptimi.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se organizata “Vatra” ka lënë gjurmë në shtetndërtimin e Kosovës.

“Jemi të gëzuar me këtë Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Kuvendit dhe e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kontributin e vet për kombin shqiptar dhe për Pavarësinë e Kosovës dhe gjithçka çka ka qenë e mirë dhe e nevojshme për popullin tonë”, tha Konjufca, raporton EO-ja.

Kryetari i organizatës “Vatra”, Ilmi Berisha, tha se në këtë fazë duhet që të gjitha energjitë intelektuale e lobuese të përqendrohen në njohjen reciproke me Serbinë.

“Ndihem i privilegjuar sepse ‘Vatra’ qe 110 vjet është munduar ta ndihmojë Kosovën me mënyrat e veta”.

“Është moment i mirë që t’i kanalizojmë energjitë tona intelektuale dhe lobuese dhe të formalizojmë njohjen reciproke me Serbinë”, tha ai.