Hoti kritikon Qeverinë për mungesë reagimi ndaj vërshimeve

Për shkak të vërshimeve që rezultuan pas reshjeve të mëdha të shiut dhe dëmet konsekuente në fshatra dhe qytete të Kosovës, ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti tha se ndonëse reshjet janë paralajmëruar me kohë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, veprimet e nevojshme nga institucionet përgjegjëse do të duhej të ishin ndërmarrë paraprakisht.