Presidentja Osmani fillon takimin me mikun e shqiptarëve, kongresistin Torres

Kongresisti amerikan Ritchie Torres, i cili është edhe bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Para pak çastesh kongresistin Ritchie Torres e ka pritur në takim presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Siç merr vesh “Zeri.info”, pas këtij takimi pritet të ketë vetëm komunikatë për media nga ana e Zyrës së Presidencës, ku edhe do të bëhen të ditura temat që janë diskutuar. /Zëri