Kosovarët vazhdojnë ta vjedhin rrymën, brenda javës KEDS-i identifikoi 185 raste

Shumë qytetarë po vazhdojnë ta vjedhin energjinë elektrike.

KEDS-i, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se 185 persona kanë vjedhur energji elektrike për një javë rresht.

“Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nëndistriktet janë kryer 1940 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 185 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Më tej thuhet se keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm, kurse raste të tilla ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore. /Zëri