Pamje brenda takimit trepalësh në Bruksel, Kurti në disponim e Vuçiqi pa çehre

Në Bruksel është duke vazhduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, me ftesë të shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Tashmë edhe janë publikuar pamjet pak para nisjes së takimit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit me ndërmjetësimin e emisarit e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe shefit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, shkruan Zeri.info.

Ajo çka bie në sy është se para fillimit të takimit, kryeministri Kurti shihet mjaft në disponim, kurse presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk jep aspak çehre. /Zëri

Më poshtë i gjeni pamjet para fillimit të takimit trepalësh: