Fillon intervistimi i kandidatëve për rektor të UP-së

Kandidatët për të parin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i janë nënshkruar procesit të intervistimit gjatë së hënës.

Për këtë pozitë kanë aplikuar: Sefer Avdijaj nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), But Dedaj nga Fakulteti Ekonomik, Ermir Rugova nga FSHMN-ja, Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik, Sali Salihu nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Ilir Tolaj nga Fakulteti Mjekësisë. Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës kishte emëruar si ushtruese të detyrës së rektorit Luljeta Plakolli-Kasumin, profesoreshë në Fakultetin Juridik, raporton Ekonomia Online.

Konkursi ishte shpallur pasi më 21 tetor 2022 ish-rektori Naser Sahiti ishte shkarkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së, me arsyetimin se kishte treguar performancë të dobët dhe mospërmbushje të detyrave të menaxhmentit të lartë sipas përcaktimeve të ligjeve dhe Statutit në fuqi.