Vdekja e të riut në bjeshkët e Deçanit, Policia jep detaje

Një i ri nga Deçani ka humbur jetën dje në bjeshkë, si pasojë e rrokullisjes me kamion.

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë rast.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 19:25, në bjeshkën e fshatit Isniq - Deçan, e quajtur (Pleqe).

“Një kamion është rrokullisur dhe si pasojë dy (2) personat që ishin në kamion janë lënduar, të lënduarit janë dërguar në QKMF Deçan dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa personi i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi e pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion dhe rasti cilësohet “Hetim i vdekjes”.