Aksident në Klinë, humb jetën një kadet i Policisë [foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:50 në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka humbur jetën.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:50 Policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Gashi.

Telegrafi ka mësuar se viktima ishte rreth 30 vjeç dhe i njëjti kishte qenë pjesë e akademisë policore.