Pas Kurtit, Borrelli nis takimin me Vuçiqin

Me ftesë të kryediplomatit evropian Josep Borrell, liderët e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel.

Takimi mes Borrellit dhe Kurtit tashmë ka përfunduar, ndërsa po mbahet takimi ndërmjet Borrellit dhe Vuçiqit.

Borrelli kishte njoftuar se fillimisht do të mbajë takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Më pas pritet takimi i përbashkët.

Borrelli tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent” për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

“… t’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter.

Që nga vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës në fund të qershorit, situata në veri është e tensionuar. /REL