Ky është parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se pothuajse gjatë gjithë javës do të mbajë mot me shi.

IHMK-ja ka njoftuar se java e katërt e nëntorit parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, shkruan “Zeri.info”.

Të hënën: Mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Të martën: Mot kryesisht i ngjashëm, i vranët dhe me riga lokale shiu. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull, e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale dhe do të krijojë vështirësi në komunikacion. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Të mërkurën: Situatë kryesisht e ngjashme meteorologjike, por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Të enjten: Parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Të premten: Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

Më poshtë jua sjellim tabelat me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit. /Zëri