Botërori “Katar 2022”, këto janë tri takimet e ditës së hënë

Ditën e dytë të kampionatit botëror “Katar 2022” do të zhvillohen tri përballje.

Një takim do të zhvillohet në kuadër të Grupit A, kurse dy të tjerë në Grupin B.

Me fillim nga ora 14:00, Kombëtarja e Anglisë e nis rrugëtimin drejt trofeut duke u sfiduar nga Irani, kundërshtar i Grupit B.

“Tre Luanët” janë favorit për të triumfuar në këtë përballje, si dhe për kalim të grupit nga pozita e parë.

Tri orë më vonë, saktësisht nga ora 17:00, reprezentacioni i Holandës luan ndeshjen e parë kundër Senegalit.

Ditën e dytë në Kupën e Botës e përmbyll ndeshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Uellsit, shkruan Demokracia.com. Ky takim luhet nga ora 20:00.

Kujtojmë se ditën e parë, në ndeshjen hapëse, Ekuadori triumfoi 0:2 ndaj Katarit në takimin e Grupit A.

ORARI:

14:00 | ANGLI – IRAN

17:00 | SENEGAL – HOLANDË

20:00 | SHBA – Uells.