Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj një 36-vjeçare nga Skenderaj, Policia jep detaje

Një 36-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36-vjeçare”, tregoi Zahiti.

Ai ka theksuar se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, shtoi ai.