BE: Kurti e Vuçiqi fillimisht do të kenë takime ndaras, pritet takim trepalësh

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Bruksel që të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Zyra e Bashkimit Evropian bëri të ditur se të pranishëm do të jenë edhe Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian si dhe Miroslav Lajçak, emisari special për BE-në, raporton Zeri.info.

Ky takim u cilësua si një “takim emergjent” për dialogun Kosovë-Serbi.

“Josep Borrell së bashku me Miroslav Lajçak do të lehtësojnë nesër takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, një takim i emërgjencës së lartë për dialogun Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftimin e publikuar në Twitter. /Zëri