Muhaxheri për vërshimet në Pejë: Situata aktualisht është e menaxhueshme

Reshjet e dendura kanë bërë që shumë komuna të Kosovës të përballen me vërshime e një ndër to është edhe Peja.

Kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri ka dalë në terren dhe ka thënë se situate aktualisht është e menaxhueshme, raporton Zeri.info.

Ai bëri të ditur se ekipet e tyre janë në gjendje gatishmërie.

“Reshjet e mëdha atmosferike nga nata e mbrëmshme shkaktuan vërshime në disa zona të qytetit të Pejës. Megjithatë, situata aktualisht është e menaxhueshme dhe ekipet tona janë në gjendje gatishmërie”, shkroi ai në rrjetin social “Facebook”. /Zëri