Nis ceremonia e Kupës së Botës “Katar 2022”, këtu mund ta shikoni drejtpërdrejt

Kupa e Botës në Katar, e 22-ta me radhë, fillon sot në orën 17:00. Ndeshja hapëse është ajo mes skuadrës nikoqire, Katarit dhe Ekuadorit.

Ndërkaq, tashmë ka nisur edhe ceremonia hapëse, të cilën mund ta shikoni në RTK1.

Ceremonia hapëse po mbahet në stadiumin “Al Bayt”, një stadium me kapacitet prej 60 mijë ulësesh dhe 40 kilometra në veri të Dohas.

“BTS” nga Korea e Jugut kanë konfirmuar se do të përformojnë në këtë ceremoni.

Këngëtaret nga Katari, Fahad Al-Kubaisi dhe Dana poashtu do të përformojnë sot.

FIFA ka njoftuar se ceremonia do të përfshijë edhe nderime për 32 kombëtaret garuese, nikoqirët e mëhershëm të botëroreve dhe vullnetarët e kësaj ngjarjeje.

Dua Lipa, këngëtarja me prejardhje shqiptare si dhe kolumbiania Shakira kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë duke përformuar në këtë ceremoni.