Kongresmeni amerikan viziton Kullën e Haradinajve, i veshur me flamurin e Kosovës

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres është duke qëndruar në Kosovë, ku sot ka vizituar Kullën e Haradinajve në Gllogjan.

Torresi bëri homazhe te kompleksi memorial i dëshmorëve, kurse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh i nderuar nga vizita e kongresmenit, raporton Zeri.info.

“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme.Në Gllogjan sot, kisha nderin të pres një mysafir të veçantë, mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres. Në mesin e shumë miqve, sot na nderuan edhe atdhetari i madh Harry Bajraktari, ish deputetja Vasfije Krasniqi Goodman, kryetarë të komunave, deputetë, bashkëluftëtarë e kolegë të tjerë”, shkroi Haradinaj.

Në fotografitë e publikuara shihet kongresmeni Torres me një bluzë me flamurin e Kosovës dhe duke bërë përshendetje sipas zakoneve shqiptare. /Zëri