Vërshimet, Ramosaj: Ura e Vranocit të Vogël është e pakalueshme [video]

Edhe Deçani është duke u përballur me vërshime nga reshjet e dendura.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të kenë kujdes të shtuar.

Ramosaj ka thënë se ura në fshatin Vranoc i Vogël është e pakalueshme për shkak të dëmtimeve të shumta.

“Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmën e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente”, shkroi ai. /Zëri