Biznismeni Lazim Destani merr pjesë në Konferencën shkencore në Bern të Zvicrës

Biznesmeni i njohur Lazim Destani ka marrë pjesë në Konferencën shkencore që u mbajt në Bern të Zvicrës.

Kjo konferencë u organizuar nga Lidhja Shqiptare në Botë dhe Këshillimorja ABSM me rastin e 25 vjetorit të themelimit të këtyre dy entiteteve dhe tema e kësaj konference ishte “Sfidat e botës shqiptare në mileniumin e ri”.

Biznismeni Destani gjatë fjalimit të tij vlerësoi lartë punën e aktivistëve të këtyre dy subjekteve, për çka u shpreh se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në proceset e zhvillimeve kombëtare.

Ai në këtë konferencë shkencore paraqiti edhe kumtesën “Sfidat ekonomike dhe investuese në funksion të Bashkimit Ekonomik Shqiptar”

“Pikëpamjet e shprehura përmes kësaj komunikate i kam mbështetur kryesisht tek aspekti praktik i zbatimit të dijeve të fituara nga përvoja dhe veprimi empirik gjatë 5 dekadave të punës sime”, u shpreh biznismeni Destani. /Zëri