Mehaj për vërshimet: FSK-ja e gatshme të ndërhyjë në situata emergjente

Shumë komuna të vendit janë duke u përballur me vërshime pas reshjeve të dendura, teksa ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se autoritetet janë duke monitoruar situatën në terren.

Ai ka thënë se FSK-ja është e gatshme me të gjitha kapacitetet që të ndërhyjë në këto situate dhe t’u ndihmojë qytetarëve.

“FSK-ja si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, shkroi Mehaj. /Zëri