Reshjet e dendura lënë pa ujë edhe Gjakovën

Reshjet e dendura në Kosovë kanë lënë pa ujë të pijshëm banorët e Fushë-Kosovës, Drenasit e Mitrovicës.

Por, ndërprerje të furnizimit të ujit do të ketë edhe në komunën e Gjakovës, përkatësisht në fshtrat Rekë e Keqe, Gërqinë.

“Poashtu njoftojmë banorët e fshatit Gërqinë të cilët furnizohen përmes burimit vetanak për momentin uji nuk është i pijëshëm si pasojë e turbullirës.Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU “Gjakova” janë mobilizuar që në orët e para të ditës në stabilizim të gjendjes!”, thuhet në njoftim. /Zëri